Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here

Karavaxho dhe imituesit e tij në ekspozitë në Firence, në Uffizi dhe në Palazzo Pitti


Ndërmjet  majit  dhe tetorit në Firence ka një event që nuk duhet të humbitet: ekspozita e madhe mbi Karavaxhon dhe shkollën e tij që do të mbahet në Uffizi, në Galerinë Palatina (Palazzo Pitti) dhe në Villa Bardini me rastin e qindvjeçarit të IV të vdekjes së tij.

Janë më shumë se 100 veprat e ekspozuara dhe përfshijnë pikturat e Karavaxhos normalisht të pranishme në muzeumet fiorentine (Bacco, Amorino dormiente, Medusa, il Cavadenti, il Sacrificio di Isacco e il Cavaliere di Malta), pikturat e shumta të të ashtuquajturve piktorë karavaxheskë të ardhura nga Firence dhe nga koleksione të tjera, dhe gjithashtu dy pëlhura të reja të cilat atribuohen këtu për herë të parë në Karavaxho: "Portreti i Maffeo Barberini" (papa Urbano VIII i ardhshëm) dhe  "Portret Kardinali".

Zhvillimi i kësaj rryme të re artistike fillon në Firence falë Ferdinando I de’ Medici i cili qe i pari që u intrigua nga veprat e këtij piktori të ri, duke bërë të mundur të vinin në qytet Bacco, Medusa dhe Il Cavadenti. Por qe djali i tij, Cosimo II, tashmë adhurues i flamandëve, i pejsazheve të vegjël dhe i risive natyrore  i befasuari i vërtetë. Ai thirri në shërbim të oborrit mbretëror fiorentin shumë prej piktorëve imitues më të njohur të Karavaxhos: Artemisia Gentileschi, Battistello Caracciolo, Theodor Rombouts. Gerrit Honthorst, Bartolomeo Manfredi dhe Jusepe Ribera të cilët do të largohen në 1621, pas vdekjes së tij, për shkak të mungesës së klientelës.

Kjo ekspozitë na mundëson të bëjmë një udhëtim në zbulimin e risive artistike të dhjetëvjeçarëve të parë të viteve ‘600.
Karavaxho braktis të gjitha strukturat retorike të shekujve të mëparshëm  për të dëshmuar të vërtetën lakuriq dhe krudo. Shfaqja e realitetit të përditshëm dhe natyralizmi të arritura nëpërmjet një përdorimi të ri të dritës dhe të hijes e bëjnë Karavaxhon e për pasojë edhe ndjekësit e tij, novatorë të mrekullueshëm.

Ekspozita ka të njëjtat orare të muzeumeve: 8.15 – 18.50. Mos harroni të prenotoni hyrjen për të shmangur rradhët e gjata dhe mos harroni të prenotoni në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa qëndrimin Tuaj. Do të ishim të lumtur të bënim ne prenotimin për ju pa asnjë kosto shtesë!