Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here


Kursaal & Ausonia

Faqs

FAQ - Pyetje Të Shpeshta


ËSHTË E MUNDUR TË KOMUNIKOSH NË ANGLISHT ME STAFIN E HOTEL KURSAAL & AUSONIA?
Po, gjithë stafi i Hotel Kursaal & Ausonia flet Italisht & Anglisht. Disa flasin Gjermanisht, Spanjisht, Turqisht, Frëngjisht dhe Polonisht.

KUR BËHEN CHECK-IN DHE CHECK-OUT?
Check-in bëhet deri në 2 PM.
Check-out bëhet në 10.30 AM.
Miqtë janë të lire të lënë bagazhet në deskun e recepsionit përpara check-in- ose pas check-out-it.

A OFRON HOTELI PARKING?

Po, Hoteli ofron një shërbim komod parkingu me shoqërues (me pagesë).

A OFRON HOTELI NJË LIDHJE INTERNETI?

Po, çdo dhomë dhe zone e përbashkët në Hotelin Kursaal & Ausonia është e mbuluar nga një lidhje Interneti Wi-Fi e shpejtë. Ka gjithashtu një kompjuter ADSL në shërbim të miqve.

A KRYHEN PAGESA GJATË PROÇESIT TË REZERVIMIT ONLINE?
Jo, detajet e kartës suaj të kreditit shërbejnë vetëm për të garantuar rezervimin tuaj. Nata e parë e qëndrimit paguhet pak ditë para mbërritjes (normalisht 2 ditë përpara mbërritjes). Shiko policën e anullimit gjatë rezervimit.

KUR DO TË PROCEDONI ME PAGESËN?
Pjesa e mbetur e pagesës bëhet direkt në Hotelin Kursaal & Ausonia.

A PRANONI PAGESA ME KARTË KREDITI?

Po, pranojmë me kënaqësi pagesa me Visa dhe MasterCard.

A SIGURON HOTELI THARËSE FLOKËSH?

Po, tharëset e flokëve janë të disponueshme në çdo dhomë.

HOTELI KURSAAL & AUSONIA GJENDET NË NUMRIN “24 NERO”: ÇFARË DO TË THOTË?
Në Firence numrat civik ndahen në numra “të zinj” (NERO) dhe në numra “të kuq” (ROSSO). Sipas rregullit, numrat e zinj I bashkangjiten banesave ndërsa numrat e kuq dyqaneve.