Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here

Nata e bardhë e Firences, 30 prill 2010


Kryetari i ri i Bashkisë së Firences, Matteo Renzi, është përpjekur shumë për të organizuar këtë manifestim të lindur tashmë disa vite më parë në Oltrarno i cili është bërë me këtë edicion një eveniment që përfshin të gjithë qytetin.
Ky manifestim, i quajtur “Pagjumësi Kreative”, do të çelet më 30 prill në orën 19.00 me një leksion mbi Natën e Bardhë nga ana e sociologes franceze Michel Maffesoli.
Sheshet dhe rrugët e Firences do të mikpresin eventet muzikore: Cantori d’opera nën kujdesin e Maggio (në Sheshin Alberti), Vienna Vegetable Orchestra (orkestra që luan perime në vënd të instrumenteve në Sheshin San Lorenzo), “carnevale di Bahia” muzikë në lëvizje me nisje nga Sheshi Santa Croce, koret gospel në SS Annunziata; por edhe evente teatrore: “Carta Bianca” nën kujdesin e Institutit Francez (në Sheshin Ognissanti).

Nata e Bardhë në Firence është edhe kulturë. Shumë muzeumet dhe bibliotekat e hapura deri në 24,00 dhe disa madje deri në 01.00: Galeria e Uffizi, Pallati Medici Riccardi, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu Bardini dhe Muzeu i Historisë së Shkencës.
Në Bibliotekën Oblate, reading musicale di Dostoevskij, Schumann e Chopin, dhe takim me Desdemona Metus, krijuesja i serialit të vetëm vizatimor të ambjentuar në Firence (“L’insonne”) albumi vizatimor i së cilës do t’i dhurohet publikut.
Edhe ekspozita e De Chirico, Max Ernst, Magritte, Balthus. Një shikim në të padukshmen në Palazzo Strozzi do të qëndrojë hapur deri vonë.

Gjithçka do të përfundojë në Salone dei Cinquecento në Palazzo Vecchio më 1 maj në 6 të mëngjesit me monologun e Leonardo Romanelli (“Doja të bëhesha pastiçer”) ku do të ofrohen cornetti dhe kafe për publikun.

Në Hotel Kursaal & Ausonia mund të kërkoni për programin e detajuar të manifestimit dhe më 1 maj do të jetë e mundur të bëni mëngjes deri pasdreke duke i dhënë kështu mundësinë të gjithëve për tu ngritur me qetësi, pas një nate të “jetuar”.