Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here

Hoteli Kursaal & Ausonia në Firence ndodhet pranë Galleria dell’Accademia

Vura re se të thuash që hoteli jonë ndodhet “në qëndër” nuk është e mjaftueshme e meqënëse është një pyetje shumë e shpeshtë kam mësuar të jem më e preçize. Tani them që jemi jo më shumë se 10 minuta në këmbë nga Duomo dhe nga Stacioni i trenave të Santa Maria Novella në lagjen e San Lorenzo.


Por të jem vërtetë e sinqertë ka 2 vënde që janë shumë shumë pranë nesh dhe që arrihen në 5 minuta në këmbë: Pazari i San Lorenzo me pjesën e dedikuar ushqimeve (fruta, perime, mish, etj…) dhe pjesa në qiell të hapur me të gjitha bankinat që shesin objekte të ndryshme, mbi të gjitha prej lëkure, e pastaj Galleria dell’Accademia.

Muzeu, edhe pse ka disa salla me një koleksion të pasur pikturash mesjetare, ikona ruse, piktura rilindjeje (Perugino, Filippino Lippi, Botticielli, Andrea del Sarto…), një gipsotekë dhe një sallë dedikuar instrumenteve muzikore me një Stradivari, mbetet megjithatë muzeu i Davidit të Michelangelo.

“Gjigandi”, kështu e quanin në fillim Davidin prej dimensioneve të tij imponuese erdhi në muze në fund të viteve 1800 për ta ruajtur nga agjentët atmosferikë. Menjëherë pas tij mbërritën në Galleria dell’Accademia edhe veprat e tjera të Michelangelo të cilat këtu mund të admirohen: i Prigioni, il San Matteo dhe Pietà di Palestrina e cila sapo është restauruar.

Është një vënd optimal për të vënë në ballafaqim të riun Michelangelo (ishte 27 vjeç kur mbaroi Davidin) dhe Michelangelon e gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

Nëse doni të përqëndroni vizitën tuaj mbi punën e Michelangelo duhet të llogarisni gati 1 ora kohë dhe ju këshillojmë të prenotoni biletat paraprakisht për të shmangur rradhët e gjata.

Ne të Hotel Kursaal & Ausonia ju ofrojmë shërbimin e prenotimit falas. Na e kërkoni kur prenotoni dhomën!