Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here

Koncepti i ushqimit në Itali
pasta al pomodoro Kursonia

Nuk ka dyshim që cilido që vjen në Itali mbetet i shtangur nga bukuritë tona artistike (në Itali ndodhet 60% e trashëgimisë artistike botërore), nga bukuria dhe varieteti i natyrës (kalohet nga malet, tek kodrat, tek deti në pak kohë). Por askush nuk lejon ti shpëtojë rasti që të shijojë ushqimet tona të shumta, më në fund të njohur në versionin origjinal.

Por ushqimi në Itali nuk është thjesht dhe vetëm diçka ushqyese por është një aspekt thelbësor i kulturës sonë dhe ndoshta është pikërisht se i japim shumë rëndësi që ai ka kaq shumë variante, kaq shumë ngjyra dhe është i bërë në mënyrë natyrale dhe të shëndetëshme. Është sikur në ushqim të përqëndrohet italianiteti ynë.

Kemi transformuar një domosdoshmëri në një moment bukurie dhe qejfi.

Askush në Itali nuk gatuan vetëm për të ngrënë. Për të bërë një provë, mjafton të fillojmë një bashkëbisedim me një italian çfarëdo mbi një lloj ushqimi çfarëdo. Do të shihni që biseda do të jetë e gjatë dhe e apasionuar. Do të mësoni se përse për atë lloj pjate nevojiten pikërisht ato lloj qepësh dhe se nëse doni vërtet ti keni të mira atëherë duhet të shkoni pikërisht tek ai shitës perimesh i cili i merr direkt nga fermeri.
Cilido në Itali di t’ju thojë që pasta me domate është më e mirë në qoftë se e bëni me domatet San Marzano sepse i japin atë shijen e veçantë dhe në cilën pikë të zierjes vihet borziloku për të ruajtur aromën dhe shijen e tij...
Pra ushqimi është një argument i pabesueshëm bisede!
Ushqimi është edhe një moment social sepse është momenti në të cilin gjithë familja bashkohet.
Kështu që, edhe pse jeta e harbuar moderne na bën që të drekojmë jashtë (në bar, në tavernë, në mencë, duke ngrënë një panine rrugës...) darka mbetet gjithsesi e shenjtë. Nuk mund të mos jesh i pranishëm për darkë!

Tavolina italiane është gjithmonë e shtruar mirë, me prurje të ndryshme dhe sjellje pjatash çdo herë: pjata e parë, pjata e dytë, konturi dhe fruta ose ëmbëlsira. Normalisht, çdo ditë (me variante të ndryshme natyrisht, por në thelb kështu). Tavolina duhet prezantuar mirë, duhet të jetë e bukur.
Por edhe ushqimi duhet të jetë i bukur dhe i prezantuar mirë. Në qoftë se është i bukur hahet me më shumë dëshirë dhe na bën më të lumtur.
Jo rastësisht në italisht thuhet: “Edhe syri do pjesën e tij”.