Hotel Firenze
From:
To:
Guests
Get the latest special offers by Hotel Kursaal & Ausonia: subscribe to our newsletter!


View a sample here

Flamuj-valëvitësit në Firence
sbandieratori Kursonia

Në të gjitha festat më të mëdha fiorentine ka një moment atraksioni dhe gëzimi të veçantë i cili është i përfaqësuar nga spektakli i flamuj-valëvitësve.
Është vërtet kënaqësi të shohësh flamujt të valëviten në ajër dhe të ndjekësh lojërat që ekzekutojnë!

Origjina historike e flamur-valëvitjes është pa dyshim ushtarake. Pikërisht flamuri zinte një vënd nderi në ushtri, duke përfaqësuar Shtetin, qytetin ose Komunën. Trupat ushtarake lëviznin në fushën e betejës në bazë të lëvizjeve (urdhërave) të flamurit. Ta humbje ose t’ia dorëzoje armikut ishte sinonim dështimi dhe çnderimi.
Kështuqë mbajtësi i flamurit ishte një figurë thelbësore në çdo betejë.  Për ta kuptuar më mirë mjafton vetëm të mendojmë për rëndësinë që ka tani mbajtësi i flamurit në manifestimet sportive, mbi të gjitha në ato me karakter ndërkombëtar: ai është atleti më përfaqësues dhe i mirë i atij kombi.

Falmuri valëvitej gjithashtu edhe në momente festash, për të mirëpritur kthimin e një ushtrie fitimtare ose në festa, në karuzelet mesjetare e më vonë rilindase.
Flamujt shoqëronin kalorësit dhe bashkë me tamburët e klarinat bënin shumë më spektakolare çdo event.

Të gjitha evolucionet që aktualisht shikojmë ti bëhen flamuj-valëvitësve ripropozojnë figuracione historike dhe tradicionale. Pra janë sinjale që një fant ose një kavalier i Rilindjes me siguri do ta kishte kuptuar dhe ekzekutuar!

Tradita fiorentine do të donte që në çdo flamur të ishte e raportuar stema e secilës prej 16 Magjistraturave kryesore ekzistuese në Republikën Fiorentine të shekullit XVI por që prej 2002 u vendos të përfaqësoheshin vetëm 8 më kryesoret.

Festa e ardhshme me kortezh historik dhe spektakël flamuj-valëvitësish do të jetë me rastin e festës së shenjtorit mbrojtës së Firences, San Giovanni Battista, më 24 qershor.
Ejani ti shihni dhe spektakli nuk do t’ju zhgënjejë!