|

Pranvera ne Firence eshte padyshim nje nga periudhat me te bukura.
Ditet jane te gjata, temperatura eshte optimale dhe perveç monumenteve te shumte mund te shetisesh ne kopshtet karakteristike te ketij qyteti.
Nje gje e veçante e Firences eshte se mjaftojne vetem pak minuta per tu larguar nga turistet e shumte dhe nga trafiku i tepert per te shijuar bukurite e natyres dhe krijimtarise se njeriut.
Disa nga kopshtet me te bukur per tu vizituar: 1.Boboli (dhe nenkopshtet e tij; Camelie, Cavaliere, di Madama…) 2.Bardini 3.Iris 4.Orticultura 5.delle Rose 6.Villa Petraia 7.Villa di Castello 8.villa Gamberaia 9.Pratolino 10.Orto Botanico (Giardino dei Semplici)
Eshte e veshtire te zgjedhesh cilin te vizitosh. Keshilla ime eshte qe te vizitoni kopshtin e Boboli-t duke u perqendruar ne pjesen monumentale (Anfiteatri dhe Vasca del Forcone) per te vazhduar me tej me kopshtin tim te preferuar: Villa Bardini.
Ky kopesht eshte spektakolar dhe surprizues!
Edhe pse ky kopesht eshte me i vogel se ai i Boboli-t, hapesira ketu eshte e ndertuat qellimshem ne menyre qe te arrish te perceptosh tipologjite e ndryshme te kopshteve; si ate te kopshtit anglez apo italian. Me ne fund pjesen monumentale me shkallen ne stil barok dhe taracen panoramike, ku mund te ndalesh e te hash diçka duke soditur panoramen e mrekullueshme te Firences. Eshte me te vertete emocionuese te shohesh se si njeriu ka arritur te modifikoj kete cope parajse duke trasformuar natyren ne arkitekture.
Bileta per ne Villa Bardini eshte e njejte me ate te Boboli-t. Meqenese Villa Bardini eshte ne fund te nje rruge ne ngjitje ju sugjeroj te hyni nga Palazzo Pitti dhe te kaloni nepermjet Boboli-t. |